Sot Eklipsi, kujdes se mund të dëmtoni shikimin

Eklipsi diellor që do të ndodhë sot paradite nga pra 09:30 deri në orën 12:30 do të ketë efekte edhe mbi kafshët, përveç dëmeve që mund t’iu shkaktojë syve të njeriut.
Ky lloj eklipsi i cili është mjaft i rrallë dhe do të përfshijë një pjesë të mirë të Evropës do të jetë një eklips i pjesshëm, çka e bën mjaft të dëmshëm për ata që do të vështrojnë diellin për një kohë të gjatë.
Eklipsi mund të fotografohet vetëm duke përdorur syze me filtër mbrojtjeje 14 dhe jo syze të zakonshme dielli.
Po ashtu, sipas ekspertëve eklipsi do të ndryshojë gjendjen fizike të shumë kafshëve përfshirë delet, bufin, fluturat etj.
Qentë dhe macet mund të jenë të trullosura nga drita e diellit ndërsa delet mund të jenë përgjumësh.
Ndërkohë që bufi apo lakuriqi i natës mund të jenë më aktive.
Shkencëtarët thanë se kafshët që flenë ditën mund të jenë shumë herë më aktive ndërsa ato që flenë natën do të jenë disi më të përgjumura dhe më të çorientuara.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT