Nga ora 10:00 deri në 16:00 sot mbyllet rruga nacionale N2 Hani i Elezit – Prishtinë do të jetë e bllokuar në Grykën e Kaçanikut.
Këtë do ta bëjë Ministria e Infrastrukturës, që siç thotë, me qëllim të largimit të erodimeve, pasi që njëra korsi e saj është jashtë funksionit.
Për t’u kryer kjo punë nga kompania e mirëmbajtjes në Rajonin e Ferizajt, përveç Policisë së Kosovës e cila duhet t’i mbështesë në menaxhimin e trafikut duke e orientuar atë në drejtim të rrugës rajonale Glloboçicë-Doganaj, rruga nacionale Hani i Elezit-Prishtinë në Grykën e Kaçanikut do të jetë e mbyllur për 6 (gjashtë) orë dhe se trafiku do të zhvillohet rrugës alternative për Glloboçicë.
- Advertisement -