Sot 20-vjetori i masakrës së Srebrenicës

20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës

20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.

Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë. Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane.

8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në këtë 20 vjetor në qendrën memoriale në Potoqar do të varrosen eshtrat e 136 viktimave që tashmë janë identifikuar e që deri më tani janë konsideruar të zhdukur. Në tubimin komemorativ do të marrin pjesë më shumë se 80 delegacione shtetërore nga vende të ndryshme të botës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT