Sot 16 vjet nga vrasja e 106 civilëve në Pastasel

Sot mbushën 16 vite nga vrasja e 106 civilëve të pafajshëm.
Me 31 mars të vitit 1999, pamjet që dolën nga masakra që u zhvillua në këtë vend la të stepur mbarë opinionin ndërkombëtar.
Vetëm një ditë para masakrës, Pastaseli ishte mbushur me dhjetëra mijëra qytetarë, që kishin ikur nga Senoci, Kazniku, Palluzha, Qifllaku, Kramoviku, por edhe nga fshatra të Klinës, Pejës e Malishevës, për të kërkuar strehim në Pastasel.
Por as aty nuk qe e sigurt, pasi që dora barbare serbe, vrau dhe u masakroi gra, pleq dhe fëmijë.
Mirëpo, për të dëshmuar për këtë ngjarje tragjike të këtij fshati, kanë shpëtuar vetëm 12 persona pa u masakruar.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT