Sony prezanton telefonin më të ri

Sony ka bërë prezantimin e telefonit më të ri, Xperia Z4v.

Ekrani i këtij modeli do të jetë 5.2 inç me rezolucion WQHD.Telefoni ofron mbështetje për teknologjinë e furnizimit me energji me valë Qi dhe PMA.

Telefoni i ri Sony fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 me 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 3000 mAh. Kamera kryesore e tij është 20.7 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 5.1 megapikselë.

Xperia Z4v të nisë shitjet gjatë këtij muaji ndërkohë nuk dihet asnjë informacion në lidhje me çmimin që ai do të jetë në treg.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT