Sony ka bërë prezantimin ë një telefoni të ri të mençur Sony Xperai M4 Aqua. Ky telefon ka ekran 5.2 inç IPS me rezolucion 720 pikselë, procesori Snapdragon 615 me tetë bërthama Cortex-A53 me arkitekturë 64-bit, së bashku me kartën grafike Adreno 405 dhe 2GB RAM. Procesori ofron katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz dhe katër me shpejtësi 1 GHz. Kamera e pasme është 13 megapikselë së bashku me blicin LED, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Ka 8GB ose 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, bateri me kapacitet 2.400 mAh, lidhja 4G LTE dhe sistem operativ Android 5.0 Lollipop.
Ky telefon do të vjen në treg me një cmim mjaft të arsyeshëm, për 299 euro dhe ofrohet në tri ngjyra: të bardhë, zezë dhe rozë. Veçori tjetër e këtij telefoni është rezistenca ndaj pluhurit dhe ujit, ku mund të qëndroj në thellësi të ujit prej 1.5 metrash për 30 minuta.
- Advertisement -