Sonte finalja e madhe në Ligën e Kampionëve; Manchester City – Chelsea

Manchester City dhe Chelsea do të kërkojnë sonte të mbyllin sezonin me trofeun me të veçantë për klube, Champions League. City i Pep Guardiolës e kërkon për herë të parë në histori këtë trofe, derisa Chelsea për herë të dytë, pas triumfit në vitin 2012.

City e përfundoi fazën e grupeve në mënyrë fantastike në pozitën e parë duke shënuar pesë fitore dhe vetëm një barazim, atë ndaj Portos pa gola. Në këto gjashtë duele, City shënoi 13 gola dhe pranoi vetëm një, shkruan Gazeta Express.

Në 1/8 e finales, Manchester City do të kishte punë me skuadrën gjermane, Borussia Monchengladbach, të cilën e mposhti 4:0 me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet (0:2, 2:0). Në çerekfinale përballë skuadrës angleze do të vendosej një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmund. Manchester City e kaloi me sukses duke fituar 4:2 me rezultat të përgjithshëm (2:1, 1:2).

Përballja më e vështirë për të zgjedhurit e Guardiolas do të ishte gjysmëfinalja, ku do të përballeshin me nënkampionin e Evropës, Paris Saint-Germain. Në të dy ndeshjet, anglezët fituan, rezultati 4:1, (1:2, 2:0), duke prekur finalen e madhe.

Edhe Chelsea e përfundoi fazën e grupeve në vendin e pare me 14 pikë gjithsej, duke shënuar katër fitore dhe dy barazime. Në këto gjashtë ndeshje, Chelsea shënoi 14 gola dhe pranoi dy.

Në 1/8 e finales Chelsea eliminoi Atletico Madridin 3:0 me rezultat të përgjithshëm (0:1, 2:0). Në çerekfinale pati fat duke u përballur me Porton, të cilën e mposhti me rezultat të përgjithshëm 2:1 (0:2, 0:1). Në gjysmëfinale i mati forcat me Real Madridin duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:1 (1:1, 2:0). /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT