Valon Feka nga UBO Consulting ka treguar për sondazhin e tyre në bazë të të cilit Albin Kurti nga Vetëvendosje del me 44% në zgjedhje.

Feka tregon për mostrën dhe se si zhvillohet hulumtimi i tyre i rregullt, i cili zhvillohet çdo 3 muaj, përcjellë Gazeta Blic.

Ai tregon se marxhina e gabimit të këtij sondazhi është +-3 për qind.

Hulumtimi është pjesë e hulumtimeve tona të rregullta, publikohet në mënyrë periodike. Ky hulumtimm zhvillohet çdo tre muaj. Këto rezultate janë qëndrimet e qytetarëve mes 14-21 dhjetor. Ky është hulumtimi i fundit. Anketat e fundit nuk e kanë zënë vendimin e gjykatës Kushtetuese pra nuk ka afektim nga gjykata në këtë hulumtim. Është hera e parë që këso hulumtime po i qesim në media. Po vendosim standart për publikimin e sondazheve. Kjo është mostër përfaqësuese, pra popullata në miniaturë. Mostra ka përfshirë etnicitetet, vendbanimet urbane dhe rurale deh shtrihet në 38 komunat e Kosovës, proporcionalisht me popullatat +18. Zgjedhja e respodentit është e rastësishme. Modeli është nëse ka ra x fshati anketuesi fillon nga pika startuese, p.sh duke filluar nga shkolla apo na lagjja, dhe nga ana e majte e rrugës zgjedhje çdo e treta ekonomi familjare. Ne e përzgjedhim dikë me mbi 18 vjeç. Marxhina e gabimit në këtë hulumtim është +-3%, dhe ka besuaeshmëri prej 95%. Shkalla e gatishmërisë për tu përgjighur është e lartë, mbi 75%“, deklaroi Feka në Klan Kosova.