Sokratis “kërcënon” Juventusin

 

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos, ka dërguar selame “kërcënuese” në drejtim të Juventusit, Sipas mbrojtësit grek, nëse skuadra e tij luan në mënyrën më të mirë, Juve është e eliminuar nga Liga e Kmapionëve.
“Po qëse luajmë siç duhet të luajë Borussia Dortmund, atëherë do të jetë e vështirë për çdo skuadër të na mposhtë”, ka thënë Papastathopoulos.
Ai ka thënë se skuadra e tij është shumë e fortë në shtëpi dhe vështirë se mposhtet këtu.
“Tani duhet të luajmë në shtëpinë tonë dhe të gjithë e dinë se jemi shumë të fortë këtu. Duhet të mbesim të koncentruar dhe të japim 200% që të fitojmë këtë ndeshje”, ka shtuar Papastathopoulos.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT