Smartlynx Airlines me fluturime në Prishtinë

Duke filluar nga gjysma e muajit Dhjetor 2015, kompania ajrore letoneze Smartlynx Airlines e cila po vazhdon me zgjerimin e tregut, do tëvij me një aeroplan shtesë i cili për bazë do të ketë ANP “Adem Jashari” dhe do të realizojë fluturime në disa destinacione nga/për në Prishtinë.

Sipas një deklarate të kompanisë, Kosova Airways është partneri i tyre i ri në Kosovë në terma afatgjatë, e i cili do të jetë përgjegjës për të gjithë kapacitetin e ulëseve të ofruara.

Fluturimet do të realizohen me aeroplan të tipit A320 me një kapacitet prej 180 ulëseve.
Gjatë sezonës dimërore 2015, planifikohet realizmi igjithsejt 225 arritjeve/shkuarjeve me 40,500 ulëse në dispozicion.

Destinacionet që planifikohet të mundësohen nga Smartlynx Airlines janëBasel/Mulhouse, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

“Mirëpresim kompanitë ajrore dhe rritjen e numrit te fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sepse kjo do të mundësojmë shumë zgjedhjepër pasagjerët tanë” – thuhet në njoftimin e zyrës për media të Aeroportit të Prishtinës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT