Sky Sport: Interi ka arritur marrëveshje për shitjen e Shaqirit

Xherdan Shaqiri nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Roberto Mancini për Interin e sezonint të ri. Sipas raportimeve te fundit nga Sky Sport, thuhet se Interi ka arritur një marrëveshje me Stoke Siti, për shitjen e Xherdan Shaqirit. Tani i mbetet vetë futbollistit kosovar të vendos, nëse dëshiron të largohet nga Meazza, në drejtim të Premier League.

Shaqiri erdhi tek Interi në merkaton e janarit nga Bajern Mynih, ku ka regjistruar 18 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola. Marrëveshja midis Interit dhe Stoke Siti thuhet të jetë për 17 milionë euro por në ditët në vijim do të zbulohet oferta konkrete e Stoke Siti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT