Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët për Europa League

 

Eshtë hedhur shorti i turit të parë të Europa League dhe ekipi shqiptar që ka pasur më shumë fat është ai i Kukësit, i cili do të përballet me Torpedo Zhodino, ekip bjellorus me pak eksperiencë dhe tepër i lehtë, në krahasim me Koper, St Xhonston, Sherif dhe Liteks, që mund të bëheshin edhe të pamundur.

Bjellorusët janë një skuadër që ka bërë investime vitet e fundit, por të kalueshëm, sidomos me përvojen e verilindoreve.

Teksa, për Laçin, rivali është Inter Baku, azerët që marrin pjesë në në kampionat me Karabag të Ansi Agollit. Megjithatë, janë një ekip i mesatar dhe një short megjithatë që duhet pëlqyer, pasi është shmangur Go Ahed Igells dhe AIK. Edhe pse, në short ishin edhe KR Rejkjavik dhe HB Torshavn.

Por, shorti më i vështirë për Partizanin, që gjen ish-skuadren e yllit te Real Madridit, talentit Martin Odegard, pra Stromsgodset. Para dy vjetësh, dominuan në Norvegji duke fituar edhe titullin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT