Skuadrat e Europa Ligës interesohen për Elshanin e Feronikelit!

 

Sot DrenicaPress ka raportuar për interesimin e skuadrës së Kukësit për transferimin e disa e futbollistëve nga Superliga e Kosovës. Në mesin e tyre është edhe mesfushori i KF Feronikelit, Qemail Elshani.

“Dhjetshja” ofansive e kampionit më të ri të Kosovës ka konfirmuar interesimin e Kukësit por jo vetëm kjo skuadër është e interesuar për Elshanin.

“Nuk është vetëm Kukësi i interesuar për mua. Janë edhe disa klube tjera që krysishtë luajnë në Europa League”, ka thënë Elashani, por që s’ka treguar konkretishtë për cilat klube bëhet fjalë.

Elshani ka shtuar se vendimin përfundimtar do ta merrë pasi t’i përfundoj kontrata me Feronikelin.

“Më kanë përcjell në disa takime dhe u kamë pëlqye shumë, por për bisedime konkrete do të flasim vetëm kur të përfundoj kontrata me Feronikelin”, ka thënë Elshani./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT