Skuadrat dhe tifozët rikthehen në “Loro Borici”

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati të luajë minutat e mbetura të sfidës me Maqedoninë. Pas ndeshjes, pati një frikë për mbrojtësin Berat Gjimshiti, për të cilin u tha se është dëmtuar, por lojtari është gati të zbresë në fushën e lojës.

Për shkak se Gianni De Biasi kishte bërë të tria zëvendësimet, atëherë dëmtimi i lojtarit do të thoshte se kuqezinjtë do të luanin me 10 lojtarë, por mbrojtësi është riaftësuar në kohë.

Ndërkohë, ndërprerja e ndeshjes ka gjetur të pa përgatitur Federatën Shqiptare të Futbollit ,e cila nuk kishte prenotuar asnjë hotel për lojtarët. Për këtë arsye, kombëtarja është detyruar të kalojë natën në një hotel në Bushat.

Siç raportoi Top Channel, në Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa edhe atmosfera nuk është e njëjtë si ajo e mbrëmjes së të hënës.

Gjithsesi, lojtarët janë shumë të përqendruar dhe do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë takimin dhe të marrin tre pikët e para.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT