Skuadra turke kërkon Lionel Messin

Drejtori i ekipit Antalyaspor, Gultekin Gencer, ka bërë të ditur planet e tij që të nënshkruajë me superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Ekipi i promovuar në Super Ligën turke ka bërë bujë me transferimin e veteranëve Samuel Eto’o e Ronaldinho, por nuk do të ndalet me kaq.

Gencer ka thënë se Antalyaspor do të tentojë të sigurojë shërbimet e gjitha ikonave të klubit spanjoll dhe Messi pritet t’i shtohet koleksionit nga Barça.

“Shpresoj që presidenti i ardhshëm të ejtë në gjendje ta sjell Messin te Antalyaspori në pesë vjetët e ardhshme”, ka thënë Gecer për LigTV, transmeton Koha.net.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT