Skuadra nga Mitrovica dhe nga Drenasi luajnë “finalen” për kualifikim në Ligën e Kampionëve

FFK sot ka mbajtur mbledhjen e radhës kua ka anuluar të gjitha kampionatet përveç Superligës dhe Kupës së Kosovës që pritet të filloj në muajin qershor.

Por edhe pse kampionati është mbyllur, te Liga e Femrave do të ketë edhe një duel për “jetë a vdekje”, shkruan Indeksonline.

Me ç’rast vendi i parë luan në Ligën e Kampionëve, FFK ka vendosur që të organizoj një ndeshje “finale”.

KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli do të luajnë ndeshjen e vetme, ku fituesi do të marr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

KE shqyrtoi dhe garat në Ligën e femrave dhe konstatoi dhe se në dy Ligat e femrave nuk ekzistojnë kushtet për rifillimin e garave, por duke qenë se në konkurrencën e femrave, skuadra kampione merr pjesë në garat evropiane, atëherë dy skuadrat e para KFF ”Mitrovica” dhe KFF ”Feronikeli” që kanë pikë të barabarta do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese ku fituesi shpallet kampion. Vitin e kaluar është hequr elementi i gol-dallimit për të përcaktuar kampionin dhe kampioni përcaktohej në bazë të ndeshjeve të ndërsjella“, ka shkruar FFK në komunikatën e lëshuar.

Dy skuadrat do të mund të fillojnë stërvitjet me 2 qershor. /IndeksOnline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com