Skuadra “Feronikeli” takohet me ambasadorin Lladrovci

Klubi i Futbollit “Feronikeli” i cili gjendet në shtetin shqiptar, në përgatitje për fillimin e sezonit të ardhshme pranveror, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladroci.
Ambasadori Lladrovci priti klubin nga Drenasit në një restaurant të Tiranës, duke ju dëshiruar qëndrim të këndshëm dhe punë të mbarë, në përgatitjet e tyre për pjesën e mbetur të kampionatit, thuhet në faqen zyrtare të KF “Feronikeli”.
Ramiz Lladrovci njihej edhe si simpatizues i kësaj skuadre, prej nga e ka prejardhjen edhe vet ambasadori, ku është parë duke i përcjell takimet e KF “Feronikeli” gjatë kampionatit të Kosovës.
Bëhet e ditur se skuadra nga Drenasi ka shprehur falënderime për mikpritjen që u bëri Lladrovci në Tiranë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT