Skuadra e njohur gjermane pas Mavrajt

 

Mërgim Mavraj po kalon një sezon të shkëlqyer me Kolnin, por që klubi gjerman ende nuk i ka ofruar kontratë të tre, ngase aktualja përfundon në fund të sezonit.

Sipas “Kicker” Mavraj edhe vitin tjetër mund të luaj në Bundesligë, ngase klubi tjetër nga Bundesliga, Hamburgu, ka shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar.

Për Mavrajn interesim kanë shprehur edhe klubet italiane, dëshmi këto se Mavraj edhe sezonin tjetër do të luaj në njëren nga ligat më të forta evropiane./Drenicapress.info/