Skenderaj, Viktima u qëllua me plumb në ballë

Avokati Haxhi Millaku, i cili mbron të akuzuarin Arsim Ferizi, vëlla i Jeton Ferizit, i cili është vrarë më 26 janar të vitit 2015, në Stacionin e Autobusëve në Skenderaj dhe i cili akuzohet për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje, e ka cilësuar “joprofesional” raportin e obduksionit të mjekut ligjor, Musa Gashi

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në Vushtrri, ka vazhduar procesi gjyqësor për vrasjen në Stacionin e Autobusëve në Skenderaj, më 26 janar 2015. Të pandehur janë Muhamet Ahmeti, të cilin Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e ngarkon për veprën penale, vrasje e rëndë dhe  armëmbajtje pa leje, pastaj Arsim Ferizi, i cili akuzohet për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje, dhe Astrit Lushtaku, për armëmbajtje pa leje.

Trupi gjykues, i cili kryesohet nga gjyqtari Avni Mehmeti, në dy seanca gjyqësore të mbajtura deri më tani, ka dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Arsim Kadriu dhe Hasan Fejza, ndërsa në seancën e tretë që është mbajtur të mërkurën në orët e pasdites, është paraqitur raporti i obduksionit të viktimës, Jeton Ferizi, pronar i kompanisë së autobusëve “Ferizi”, i cili më 26 janar 2015 kishte mbetur i vrarë, pas një mosmarrëveshjeje për linja të autobusëve me pronarin e kompanisë “Balli”, Muhamet Ahmeti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT