Skenderaj, vihet shtresa e parë e asfaltit në rrugën Azem Bejta në magjistralen Skenderaj – Komoran (FOTO)

Është vënë  shtresa e parë e asfaltit në rrugën Azem Bejta tek  Lagjia 3. Ky asfaltim po bëhet në kuadër të rrugës magjistrale Skenderaj – Komoran. Kjo pjesë e rrugës është ndër më të komplikuarat dhe kompania punëkryerëse është përballur me instalimet e ujit dhe hapësira të ngushta për veprim pasi që kjo pjesë është e banueshme dhe vend i biznesëve të vogla. Asfaltimi i kësaj pjese të rrugës është bërë në kuadër të rrugës magjistrale Skenderaj – Komoran, ku në ndërtimin e kësaj rruge janë përfshirë një numër i kompanive të cilat i kanë të ndara pjesët se ku do t’i zhvillojnë punimet. Kësaj radhe janë asfaltuar vetëm dy korsi të rrugës me shtresën e parë të asfaltit, ndërkaq më vonë pritet të asfaltohen edhe dy korsi të tjera me asfalt pasi rruga magjistrale Skenderaj – Komoran ka katër korsi./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT