Skenderaj, vetëdorëzohet personi që plagosi 62 vjeçarin ditën e djeshme

Sot është vetëdorëzuar personi 50 vjeçar  që plagosi 62 vjeçarin ditën e djeshme. Sipas Policisë së Kosovës në bazë të të dhënave të para gjatë pasdites së djeshme Policia ka identifikuar identitetin e të dyshuarit, si dhe ka realizuar një bastisje në shtëpinë e tij, ku është konfiskuar një pushkë, ndërsa në mëngjesin e sotëm të datës 14 korrik 2015 i dyshuari H. A. 50 vjeçar, është vetëdorëzuar në Polici nga i cili është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në vepër penale, transmeton Drenica Press.

Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe i dyshuari, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit në mes të  dyshuarit dhe viktimës. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, duke pasur parasysh rrethanat e rastit, provat e gjetura në vendngjarje dhe elementet e rastit, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë të hetohet si vepër penale ‘ vrasje e rëndë në tentativë’, kanosje, dhe ‘armëmbajtje pa leje’./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT