Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Në Komunën e Skënderajt gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë vdekur të cilët ishin të infektuar me Covid 19 të moshës 77 dhe 70 vjeçare.

Poashtu janë shënuar edhe 7 raste të reja të infektuar me koronavirus.

3 në Skënderaj, dhe nga një rast në Abri të Poshtme, Pemishtë, Plluzhinë dhe Polac./DrenicaPress