Skenderaj, vazhdon publikimi i kontratave publike

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka vazhduar praktikën e nisur në qeverisjen e tij, atë të publikimit të kontratave publike me operatorë ekonomik, për projektet kapitale, furnizime dhe shërbime të tjera.

Kjo është faza e tretë e publikimit që prej së kryetari Jashari mori detyrën në dhjetor të vitit 2017.

Është zotuar se do të jetë e hapur dhe publike çdo kontratë e nënshkruar ndërmjet autoritetit të Komunës dhe operatorëve ekonomik, për t’u bërë transparent gjithashtu dhe çdo shpenzim i parasë publike, në përputhshmëri të plotë me vizionin e qeverisjes së tij, obligimin kushtetues e moral.

Veprimet e kryetarit Jashari, që janë vlerësuar nga agjencitë ndërkombëtare (një ndër to USAID amerikan – adresa: https://www.facebook.com/usaidkosovo/, në vlerësimin rreth publikimit të kontratave vitin e kaluar) dhe organizatat joqeveritare të vendit dhe të huaja, që monitorojnë punën e organeve komunale, janë model i vendosjes së standardeve demokratike të transparencës ndaj publikut.

Kontratat e publikuara (dosje e plotë e kontratës) : https://kk.rks-gov.net/skenderaj/category/prokurimi/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT