Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skënderajt.

Gazeta “Jepi zë” mëson se bëhet fjalë për një 48 vjeçar që ishte ushtar në luftën e fundit.

Burime brenda Policisë i kanë konfirmuar gazetës se bëhet fjalë për personin e quajtur Bekim Miftari.

Gazetës i kanë konfirmuar se ai ishte luftëtar i UÇK-së në këtë zonë.

Sipas informacioneve, 48 vjeçari u gjet i varur në litar në mal dhe nuk ka dyshime të tjera rreth vdekjes.

Bekimi është varrosur sot në fshatin e tij, Çubrel, rreth orës 14:00.