Skenderaj, u perurua parku i qytetit “Idriz Rrecaj” (FOTO)

Është përuruar parku i qytetit të Skenderajt që mban emrin e veprimtarit të shquar “Idriz Rrecaj”.

Me rastin e përurimin të këtij parku në emrin e komunës së Skenderajt foli Nënkryetari i kësaj komune Fadil Nura, ku vlerësoi lartë kontributin dhe veprimtarinë atdhetare të Idriz Rrecajt.

Ndërkaq në zbulimn e pllakatës së këtij parku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, dhe shumë personalitete të tjera të nivelit komunal . Zbulimin e pllakatës e bëri Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Skenderaj z. Ismet Salihi, Rifat Jashari dhe Tahir Rrecaj./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT