Skenderaj: Sulmon policin, arrestohet i dyshuari

    E gjithë ngjarja besohet se ka të bëj me shqiptimin e një tikete në komunikacion. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

    Sipas Policisë së Kosovës, ditën e djeshme në rrugë “Ilza Kodra” në Skenderaj, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor si pasojë e një dënimi në komunikacion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /drenicapress/