Skenderaj, shpërblehen mësimdhënësit më të mirë të kësaj komune

Sot janë shpërblyer mësimdhënësit më të mirë të komunës së Skenderajt. Përpos mirënjohjes si mësimdhënësit më të mirë në këtë komunë, këta mësimdhënës si shenjë faleminderimi nga drejtoria e DKA-së morën si dhuratë edhe nga një Lap-top.

Tre mësimdhenësit më të mirë në komunën e Skenderajt për këtë vit u përzgjodhën:

Xhavit Behrami – profesor i matematikës në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj.

Eroida Koci –  mësimdhënëse e matematikës në shkollën fillore  “Ahmet Delija” në Skenderaj.

Astrit Dervishaj – arsimtar i gjuhës angleze në shkollën fillore “Shotë Galica” në Runik.

Me rastin e shpalljes së mësimdhënësve më të mirë të komunës së Skenderajt drejtori i Drejtorisë për Arsim në Skenderaj z. Jashar Lushtaku për portalin Drenica Press tha:” Për të përzgjedhur mësimdhënësit më të mirë të komunës së Skenderajt, ka qenë një punë shumë e vështirë, por stafi i Drejtorisë së Arsimit në bashkëpunim me drejtorët e shkollava, duke u konsultaur me ta vazhdimisht gjatë takimeve që kemi pasur, ne kemi analizuar rzultatet e arritura një nga një të çdo mësimdhënësi në shkollat e tyre  dhe në fund kemi bërë një renditjen në bazë të sukseseve të treguara, ku vërtetë këta mësimdhenës që u shpërblyen janë mësimdhenësit më të mirë të komunës së Skenderajt, për këtë vit akademik. Këto shpërblime nga ne si DKA janë faleminderim për punën e tyre të tregua dhe shpresojmë që këto dhurata të jenë një motiv shtesë edhe për mësimdhënësit e tjerë që puna e tyre të ketë ngritje çdoherë e më shumë”- përfundoj z. Lushtaku. Këto shpërblime për mësimdhenësit më të mirë u ndanë para drejtorëve të shkollave dhe përfaqësuesve komunal./drenicapress/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT