Skenderaj, shkolla fillore Fehmi Rama në Likoc, nesër feston 90 vjetorin e saj

Pikërisht në vitin 1925 u hap shkolla fillore Likocit një ndër shkollat e para në Drenicë. Ndërkaq nesër me datën 14. 04. 2015 shkolla e Likocit Fehmi Rama shënon 90 vjetorin e hapjes së kësaj shkolle, lidhur me këtë datë historike për këtë shkollë nesër në ora 11:00 në shkollën fillore Fehmi Rama do të filloj programi artistik i përgatitur me rastin e vitit jubilar 90 vjetorin e saj. Shkolla e Likocit është njëra ndër shkollat e para të rajonit të Drenicës. Në këtë shkollë kanë mësuar shumë gjenerata, ku dolën emra të njohur.

Lidhur me këtë përvjetor jubilar drejtori i kësaj shkolle z. Arben Kadriu për portalin tonë Drenica Press u shpreh: “Shkolla fillore që dikur mbante emrin Emin Duraku, ndërsa pas luftës mban emrin e dëshmorit Fehmi Rama ka një historik të bujshën në ngritjen e diturisë të kësaj treve në shumë gjenerata. Lidhur me këtë vit jubilar ne jemi duke përgatitur një program të larmishëm kulutor-artistik. Mësimdhënësit  e kësaj shkolle ka disa ditë me radhë që po bëjnë prova të përditshme, madje edhe  në ditët e pushimit në mënyrë që programi të jetë sa më i begat.” Gjithashtu drejtori i kësaj shkolle bëri edhe një faleminderim të veçantë për mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle që janë të angazhuar në këtë program artistik në vitin jubilar 90 vjetorin e saj. “Dua të faleminderoj mësimdhënësit z. Ali Kadriun, Fahredin Ademin, Hashim Kadriun, Sheshivar Kadriun e Nysret Kadriun për punën e palodhshme që po e bëjnë, duke pergatitur  një program të mirë  që do të shfaqet nesër, poashtu përzemësrsisht faleminderoj edhe nxënësit e kësaj shkolle të angazhuar në këtët program për punën e mrekullueshme që po e bëjnë në mënyrë që programi të jetë sa më i mirë. Në fund dua t’i ftoj të gjithë të vijnë në shkollën tonë në ora 11:00 që të festojmë së bashku vitin jubilar  90 vjetorin e shkollës Fehmi Rama në Likoc”.

Kujtojmë se objekti i shkollës së vjetër është djegur nga forcat serbe në vitin 99, por ky objekt ënde qendron në këmbe dhe më së miri tregon dhunën e ushtruar nga forcat serbe edhe në institucionet arsimore. Ndërkaq objekti i ri kësaj shkolle është ndërtuara në vitin 2002 nga një organizatë amerikane në të cilin objekt, kjo shkollë zhvillon mësimet./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT