Skenderaj, shkolla fillore në fshatin Ticë fillon vitin e ri shkollor sërish në objetkin e vjetër

Nxënësit e të dy fshatrave Plluzhinë dhe Ticë, sërish vitin e ri shkollor e kanë filluar në objektin e vjetër, pasiqë objekti i ri shkollor ende nuk është gati për të hapur derën për nxënësit e kësaj shkolle. Sipas zyrtarëve të Komunës së Skenderajt objekti i ri shkollor pritet të jetë gati gjatë javës së ardhshme, ku edhe pritet të organizohet një manifestim festiv lidhur me rastin e përurimit të shkollës së re. Objekti i shkollës së re tanime është në fazën finale dhe ky objekt do të ofroj kushte shumë më të mira për nxënësit e të dy fshatrave Plluzhinë dhe Ticë të cilët vijojnë mësimët në këtë shkollë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT