Skenderaj shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit, Daut Demaku mbanë ligjeratë të rinjëve drenicas

Organizuar nga Qendra Rinore Publike dhe Biblioteka Komunale ne Skenderaj me aktivitetet të ndryshme është shënuar Dita Ndërkombëtare e Librit.

Të rintjë kanë shpërndarë në Sheshin “Adem Jashari” thënie për dijen dhe librin nga autorë të famshëm, ndërsa në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” qindra të rinj kanë ndjekur një ligjeratë nga shkrimtari, Daut Demaku.

Ligjerata ishte dedikuar për problemet e të rinjve dhe për arritjen e suksesit.

Gjithashtu Biblioteka ka hapur dyert e saj për regjistrime falas kushtuar kësaj dite. Kjo u bë më qëllim të rritjes së lexueshmërisë së librave te moshat e reja.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT