Sot ka ndërruar jetë Samir Rreci nga fshati Llaushë e Skenderajt në moshën 26 vjeçare.
Samiri kishte ankesa që ditën e premte për shëndetin e tij, ndërkaq sot mbylli sytë për herë të fundit.
Shoqëria që e njohën Samirin mbajnë mend si një djalë të thjeshtë e punëtor, i buzëqeshur e i respektuar, tranmseton Drenica Press.
Ndarja nga jeta e Samir Rrecit ishte edhe më pikëlluese, pasi nuk arriti të realizoj ëndrrën e tij të martohej më të fejuarën e tij, sepse pikërisht para një muaji ai ishte fejuar, ku ëndërronte të ishte njeri prej drenicasve që do t’i buzëqeshte fati i jetës, të martohej e të krijonte familjen e tij ./drenicapress/
- Advertisement -