Skenderaj, rregullohet fusha sportive në Likoc (FOTO)

Është rregulluar fusha sportive në shkollen fillore “Fehmi Rama” në Likoc. Kjo fushë sportive është shtruar me asfalt dhe gjithashtu është ndarë me vijat kufizuese. Drejtori i kësaj shkolle Arben Kadru u shpreh shumë i kënaqur për rregullimin e kësaj fushe sportive.

Ai për portalin Drenica Press tha se ” rregullimi i kësaj fushe sportive është shumë i rëndësishm për nxënësit e kësaj shkolle, pasi ata tanimë mund të zhvillojnë lojërat sportive në një ambient shumë më të përshtatshëm. Në këtë fushë sportive nxënësit mund të zhvillojnë lojrat sportive të futbollit, volejbollit dhe basketbolllit. Rregullimi i kësaj fushe sportive është financuar nga buxheti i Komunës së Skenderajt./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT