Skenderaj, publikohet videoja e djegies së xhamisë në Runik (VIDEO)

Lajmin e zjarrvënies e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se xhamia nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, pasi që janë djegur kryesisht vetëm disa tepiha e enterier dytësor.

Ai po ashtu ka treguar se shtëpia është djegur vetëm pjesërisht dhe ka qenë e pabanuar, ndërsa kanë identifikuar të dyshuarin i cili po kërkohet.

Veriu.info mëson se i dyshuari është D. Misiri.

Një rast i pazakontë ka ndodhur para rreth një ore në Runik të Skenderajt, ku një person i ka dhënë flakën dy objekteve.

Veriu.info mëson se ky person i ka kallur xhaminë dhe një shtëpi në këtë fshat.

Për momentin në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësitë, të cilët po bëjnë përpjekje për ta fikur zjarrin.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se personi që ka djegur xhaminë dhe shtëpinë, ka probleme depresive dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.