Skenderaj, problem me kanalizim në sheshin “Adem Jashari” (FOTO)

Është bllokuar rrjeti i kanalizimit në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Si pasoj e këtij bllokimi që është bërë në rrjetin e kanalizimit tani nuk po qarkullon ujë që mblidhet nga të reshurat. Lidhur me këtë problem zëdhënësi i komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci për Drenca Press bëri të ditur se “Bëhet fjalë për një defekt në kanalizimin atmosferik. Aty ka pasur rrjedhje te ujërave atmosferike. Kjo rrjedhjë ka shkaktuar gërryerje në sipërfaqën nën pllaka, prandaj është dashur që të intervenohet për sanimin e defektit. Shpresojmë se defekti do te evitohet shpejt pa shkaktuar shumë dëme. Pamja e sheshit do të kthehet shumë shpejt ashtu siç ka qenë./Drenica Press.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT