Skenderaj, Policia e Kosovës vetëdijëson nxënësit për keqpërdorimet teknologjike

Në shkollat e komunës së Skenderajt Policia e Kosovës tani e disa ditë po mbanë ligjërata vetëdijësuese për nxënësit fillorist e të mesëm lidhur me keqperdorimet teknologjike. Ligjeruesi nga Policia e Kosovës në stacionin e Skenderajt z. Qazim Miftari për portalin tonë Drenica Press tha” Jemi dukë bërë përpjekje që nxënësit të vetëdijësohen për rrezikshmerinë e keqperdorimit të teknologjisë, ne kemi paisjet teknike të cilat saktësisht gjejnë kryerësit që thyejnë paswordet e imellave dhe të facebookeve, kështu që ne ju themi që sa herë të kenë probeleme të tilla të lajmërojnë Policinë e Kosovës”. Ligjerata të tilla në shkollat fillore janë dedikuar në mënyrë ekskluzive për klasët e nënta dhe klasët e teta./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT