Skenderaj, përzgjidhet kompania për mirëmbajtjen parkut “Idriz Rrecaj”, punësohen 18 veta

Është përzgjedhur kompania që do të mirëmbaj parkun e qytetit të Skenderajt “Idriz Rrecaj”. Kompania fituese është N.N.Sh. Eco Com nga Mitrovica. Kjo kompani do të mirëmbaj sheshin “Idriz Rrecaj” në 15 vitet e ardhshme, ndërsa me vendim të Kuvendit Komunal do të shfrytëzojë një hapësirë të caktuar  të pronës komunale në kuadër të mirëmbajes së këtij sheshi. Kjo gjë bëhet e ditur nga zëdhënësi i Komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci, ku në një njoftim për media bën të ditur se “Komuna e Skenderajt kohë më parë me vendim të Kuvendit komunal ka inicuar procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale në afat 15 vjeçar, me qëllim të mirëmbajtjes së parkut të qytetit Idriz Rrecaj. Qëllimi kryesor i këtij vendimi është mirëmbajtja e hapësirës publike, në këtë rast e parkut të qytetit.

Komisioni përkatës komunal për dhënien e pronës në shfrytëzim për mirëmbajtjen e Parkut “Idriz Rrecaj”, ka kryer procedurat e hapjës së ofertave në ankandin publik të mbajtur më 12 korrik 2015.  Në këtë ankand kanë marrë pjesë dy ofertues, njëri si person juridik, kurse tjetri si person fizik.

Sipas vlerësimit të Komisionit oferta më e mirë për mirëmbajtje të parkut për 15 vitet e ardhshme ishte ajo e Kompanisë N.N.Sh. Eco Com nga Mitrovica, e cila u shpall edhe fituese e ankandit publik. Komisioni ka konstatuar se kjo kompani ka ofruar projekt-idenë më të mirë për mirëmbajtjen e Parkut Idriz Rrecaj, sipas kushteve dhe kritereve të kërkuara në ankand.

Kompania fituese në 15 vitet e ardhshme do të shfrytëzojë hapësirën e caktuar me vendim të Kuvendit, pronë komunale dhe në këtë kuadër do të mirëmbajë këtë park, duke siguruar sipas projektit të prezentuar se parku do të jetë funksional dhe vend pushimi për qytetarët e Skenderajt. Kompania fituese ka siguruar se numri i të punësuarve nga veprimtaria e tij do të jetë 18.

Dhënia e pronës komunale në shfrytëzim bëhet sipas proceduarave të rregullata ligjore, me vendim të kuvendit komunal si dhe duke u ofruar mundësinë e barabartë secilit që shfaq interesim për të aplikuar./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT