Skënderaj, përleshje mes kusherinjëve, plagoset njëri

 

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur në Skenderaj, në rrugën “Iljaz Kodra”, rreth orës 14:10.

Rastin e ka konfirmuar për DrenicaPress, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Skenderaj, në rrugën ”Iljaz Kodra”, viktima është nisur për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Zahiti.

Drenicapress mëson se zënka ka ndodhur në mes të dy kusherinjëve, derisa njëri nga ta ka mbetur i plagosur. Të dy personat që kanë lidhje gjaku në mes vete janë nga Fshati Kopiliq./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT