Skenderaj, përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

Ka përfunduar testi i maturës në Skenderaj. Kjo ishte pjesa e dytë e testit të maturës, ku nxënësit e shkollave të mesme ju nënshtruan lëndeve profesionale. Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku për portalin Drenica Press tha:” Testi i maturës në komunën e Skenderajt u zhvillua normalisht dhe nuk kishte ndonjë incident apo mdonjë parregullsi që do të prishte rrjedhen e procesit të testit të maturës. Testi i maturës ka filluar në ora 10 dhe ka përfunduar në ora 13:00″, përfundoj Duraku./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT