Skenderaj, ‘Parku amerikan i lirisë’, çerdhe e qenve, maceve e gjarpërinjve

Qyteti i Skenderajt ka tri parqe të bukura për të cilët janë investuar shuma të mëdha të mjeteve. Njëri prej tyre është emërtuar “Parku amerikan i lirisë” në shenjë të kontributit të SHBA-së dhënë popullit të Kosovës, por pikërisht ai është bërë kërcënim serioz nga qentë endacakë e gjarpërinjtë që mbështillen nëpër shkurre e grumbuj bërlloku që kanë bllokuar edhe rrugicat.

“Paku amerikan i lirisë”, i emërtuar me një vendim të Komunës së Skenderajt në shenjë të kontributit të SHBA-së për lirinë e Kosovës, është bërë kërcënim i madh për qytetarët e Skenderajt, të cilët marrin guximin për të shkuar deri atje për të pushuar e për t’u relaksuar në këto ditë të nxehta,  shkruan sot, gazeta Zeri.

Qyteti i Skenderajt ka edhe dy parqe të tjera, të cilët janë emërtuar me emra të figurave historike të Skenderajt dhe të Drenicës, “Idriz Rrecaj”, përkatësisht “Shaban Polluzha”, shkruan gazeta Zeri

Derisa parku në qendër të qytetit të Skenderajt, i cili mban emrin e komandantit Shaban Polluzha dhe ai që shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Klina e që mban emrin e veprimtarit të shquar të Drenicës, themeluesit dhe kryetarit të parë të LDK-së, Idriz Rrecaj, mirëmbahen në saje të dy projekteve që Komuna ka realizuar, “Parku amerikan i paqes” nuk mirëmbahet fare dhe i është lënë vetvetes.
Shkurret që janë rritur, grumbuj të bërllokut, nëpër të cilët shkarravisin qentë endacakë dhe nga të cilët dalin edhe gjarpërinj e mace, janë bërë rrezik për qytetarët që shkojnë atje./Zeri/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT