Skenderaj, pa rrymë këto vende

KEDS-i njofton, se nesër nuk do të ketë rrymë në disa vende të Kosovës, për shkak se do të ketë mirëmbajtje të rrjetit.

Në Skenderaj për ditën e enjte në këto vende do të ketë reduktime:

15.12.2016NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Runiku,(74000005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kotorr, Qubreli, Vitak, Kostërc, Runikë, Bajë, Syriganë, Radishevë, Qitak Leqin Pemishtë.

Arsyeja e shkyçjes:  eliminimi i rrezikut (vendosja e izolatorëve në shtyllat  e tensionit të larë) Vitak dhe Surigan.