Skenderaj, nxënësit e shkollës së Ticës ia dhënë lamtumirën objektit të vjetër shkollor (FOTO)

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Ismet Uka” të fshatit Ticë të komunës së Skenderajt sot ia kanë dhënë lamtumirën e fundit objektit të vjetër shkollor, pasi prej muajit shtator pritet që mësimi të zhvillohet në objekt të ri. Ndërkaq objekti i vjetër pritet që shumë shpejt të rrënohet, ku pranë këtij objekti po ndërtohet objekti i ri shkollor. Kjo shkollë është ndërtuar para 61 vitesh dhe një kohë ka qenë paralele e ndarë e shkollës fillore të Likocit e ku më vonë u pavarësua si shkollë në vete. Në këtë shkollë ndjekin mësimet fëmijët e dy fshatrave Plluzhinë dhe Ticë.

Në fotot e paraqitura shihet qartë se kjo shkollë as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për të zhvilluar mësim. Portali Drenica Press ju sjell disa foto, ku shihet gjendja jo e mirë e këtij objektit të vjetër që pritet shumë shpejt të rrënohet./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT