Skenderaj, nxënësit e shkollave të mesme demostrojnë të arriturat e tyre (FOTO)

Në Skenderaj u organizua prezantimi i arritjeve profesionale të nxënësve. Ky organizim u bë nga Drejtoria e Arsimit dhe shkollat e mesme të Skenderajt “Qendra e Kompetencës”, “Anton Çetta”  dhe Gjimnazi “Hamëz Jashari”

Ne mesin e shumë personaliteteve të Komunës së Skenderajt u bë prezantimi i  arritjeve profesionale të nxënësve të shkollave të mesme. Ky prezantim u bë në objektin e shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj. Me këtë rast Drejtori i Arsimit për portalin Drenica Press tha: Me atë se çfarë po shoh sot jam i impresionuar me këto demostrime që po bëjnë nxënësit e shkollave të mesme në Skenderaj. Vërtetë kjo është një punë e madhe e nxënësve dhe e mësimdhënësve të komunës së Skenderajt, ku po tregojnë që niveli i arsimit në këtë komunë është në nivel të kënaqur, por në të ardhmen synojmë të kemi suksese edhe më të mëdha. Këtë prezantim ja vlenë të shikojnë si komuniteti i biznesit në Kosovë ashtu edhe komuniteti intelektual. Këto rezultate të demostrimit të punës së nxënësve janë inkurajuese që Skenderaj dhe Drenica të bëj një emër të ndritur në fushën e arsimit në nivel Kosove”- përfundoj Jashar Lushtaku.

Në promovimin e arritjeve profesionale nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” u prezantuan me profilet: Arkitekturë, Pikturë, Ndërtimtari, Ngrohje, Elektro dhe Hidroinstalime.

Ndërkaq shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” u prezantua me lëndët: Ekonomi (Firma Ushtrimore) Kimi dhe Biologji.

Ndërsa Gjimnazi “Hamëz Jashari” u prezantua me lënden e Fizikës. Fotot e demostrimit të nxënësve mund t’i shihni më poshtë./drenicapress/ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT