Foto arkiv

Nxënësit e shkollës fillore “Drenica”Polacit janë vërtetë në rrezik për jetë. Ata kalojnë çdo ditë pranë makinave si shkak i rrugës së mbetur në gjysmë, shkruan Drenica Press.

Nuk janë as dy kilometra, që rruga pranë shkollës së Polacit ka vite që ka mbetur në gjysmë pa përfunduar, përveç se kjo rrugë është rrezik për nxënësit dhe kalimtarët, kjo rrugë poashtu është bërë burim i aksidenteve të shumta në udhëkryqin që shpie për qytetin e Vushtrrisë, përcjellë Drenica Press.

Portali Drenica Press gjatë ditës së sotme ka bërë përpjekje që të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, për të mësuar arsyen, pse nuk po përfundojnë punimet e kësaj rruge, por ne nuk kemi arritur të marrim përgjigje./DRENICA PRESS/