Skenderaj, Nura inspekton punimet rrugore në fshatin Plluzhinë

Para dy jave ka filluar projekti  i asfaltimit për rrugët e  fshatit Plluzhinë. Për të përcjellur nga afër se si po shkojnë punët në asfaltimin e rrugëve të këtij fshati sot në vend të ngjarjes kishte dalë edhe Nënkryetari i Komunës së Skenderaj z. Fadil Nura.

Ai për Drenica Press tha se kemi dalë në vend të ngjarjes të shohim nga afër se si po shkojnë punët në zbatimin e këtij projekti në teren.

Në kuadër të asfaltimit të rrugëve të fshatit Plluzhinë, do të pëfitojnë të gjitha lagjet e këtij fshati. Ndërkaq projekti i asfaltimit do të përfundoj vitin e ardhshëm./drenicapress/,

 

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT