Skenderaj, një rrugë në qendër të qytetit me emërin e veprimtarit Adem Demaçi

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që njëra ndër rrugët në qendër të qytetit ta emëroj me emërin e veprimtarit Adem Demaçi. Vendimi është marrë sot në Kuvendin komunal me vota unanime të këshilltarëve komunalë me propozim të Nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Nënkryetari Nura me rastin e propozimit për emërim ka theksuar se motivacioni për këtë vendim është kontriburin e jashtëzakonshëm të Adem Demaçit si veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, si veprimtar politik, humanist dhe shkrimtar.

Rruga “Adem Demaçi” është në qendër të qytetit të Skenderajt në unazën e brendshme dhe lidh rrugët “18 Qershori” dhe “28 Nëntori”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT