Skenderaj, nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme

Nesër do të fillon regjistrimi i nxënësve të rinjë në shkollat e mesme të Skenderajt. Të gjithë nxënësit e shkollave fillore që kanë të  përfunduar klasën e nëntë dhe duan të regjistrohen në shkollat e mesme, afati i konkurimit fillon prej nesër datë: 22 qershor e deri më 24 qershor. Pra afati i konkurimit është i hapur vetëm tre ditë.

Dhe dokumentet e nevojshme për konkurim janë këto: Fletparaqitja, Diftesa e shkollës fillore dhe Çertifikata e lindjes.

1.  Fletparaqitja  duhet të merrni në shkollat që do të konkuroni.

2. Deftesën e shkollës fillore që dëshmon se ju e keni mbaruar klasën e nëntë.

3. Çertifikata e lindjes. Me këto dokumente mund të konkuroni në drejtimet që ju dëshironi./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT