Skenderaj, Nënkryetari Fadil Nura priti në takim zëvendës komandantin e KFOR-it (FOTO)

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur zëvëndës komandantin e KFOR-it Mag. Waldner Anton. Gjatë takimit zëvendës komandati i  KFOR -it u intersua për situatën e përgjithshme në komunën e Skenderajt si në aspekin ekonomik dhe poashtu edhe në atë të sigurisë. Theks të veçantë ai u dha aspekteve të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe Skenderaj në veçanti.

Më këtë rast ai theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes komunave të Kosovës dhe KFOR-it, duke u përqendruar tek puna e LMT-ve që bëjnë në komunat e caktuara.

Nënkryetari Nura pasi  shprehu mirëseardhjen e njoftoj zëvendës komandantin me situatën e përgjithshme në komunë. “Skenderaj sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë, është qyteti më i sigurtë në Kosovë për ç’gjë jemi të kënaqur, po ashtu jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me KFOR-it. Kemi kontakte të vazhdueshme me LMT-në që vepron në Skenderaj”, theksoi nënkryetari Nura. Ai theksoi edhe hendikepin që për momentin ka Komuna e Skenderajt në mungesë fizike të Kryetarit Sami Lushtaku, por edhe angazhimin e ekzekutivit të udhëhequr prej tij që sado pak të kompenzohet kjo mungesë.

Zëvendës komandanti Mag. Waldner Anton tha se KFOR do të vazhdojë misionin e tij në Kosovë edhe vitet e ardhshme, për të siguruar bashkëbiseduesin se LMT-të nuk do të pësojnë ndryshime ose reduktime./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT