Skenderaj, nënkryetari Fadil Nura priti Ministrin e Kulturës Kujtim Shala

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka pritur në një takim Ministrin e Kulturës Kujtim Shala dhe Zëvendësministrin Rexhep Hoti. Qëllimi i takimit ishte ecuria e projekteve të përbashkëta të ministrisë dhe komunës. Në fokus ishte edhe shqetësimi i Komunës së Skenderajt në lidhje me disa projekte të infrastrukturës sportive në Skenderaj.

Nënkryetari Nura e theksoi si shumë të nevojshëm bashkëpunimin e Komunës së Skenderajt dhe MKRS-së ne realizimin e objektivave të përbashkëta shtetërore në ngritjen dhe përmirësimin e kushteve në fushën e sportit kulturës dhe rinisë. Ngecjet e punëve në përfundimin e Palestrës sportive ishin shqetësime i të dy bashkëbiseduesve. Z. Nura theksoi rëndësinë që ka për sportistët e Skenderajt, përfundimi i këtij objekti, pasi Skenderaj ka tashmë dy klube të volejbollit kampionë të Kosovës dhe mungesa e hapësirës paraqet problem serioz për to. Gjithashtu ai përmendi edhe projekte të tjera të kulturës që në vazhdimësi i ka përkrahur MKRS dhe që kanë rezultuar të suksesshme.

Derisa z. Nura kërkoj dinamikë më të shpejtë në përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm, Ministri Shala duke kuptuar shqetësimet,siguroi se projekti i Palestrës sportive do të përfundoi më së largu deri në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Gjithashtu ai premtoi edhe përkrtahjen e projektit të Fushës ndihmëse, projekt ky që është në fazën e parë atë të projektimit si dhe përkrahjen e projkteve të tjera në fushën e kulturës. Ai siguroi se përë këtë vitv MKRS ka ndarë mjete për projektin e Palestrës, mejte këto që duhet të përdorën nga operatori kontraktues për të përfunduar punimet në këtë fazë.

Delegacionet e të dy palëve pas takimit vizituan objektin e palestrës sportive dhe panë nga afër punët që po bëhen në të.