Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione të ndryshme janë gjetur armë dhe municion. Në raportin policor të cilin e transmeton drenicapress.info thuhet:
• Skenderaj 02.12.2016-09:45. Raportohet se gjatë rrënimit të disa mureve të ndërtuara pa leje përkatëse është gjetur një kondak dhe një karikator pa municion i armës AK-47 pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
• Skenderaj 02.12.2016 – 12:20. Raportohet se gjatë kontrollit të dyshuarit mashkull K-Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 copë fishkë. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjtit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.