Skenderaj, miratohet projektrregullorja për tatimin në pronë

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt të muajit gusht.

Në këtë mbledhje asamblistët e këtij kuvendi, kanë miratuar Projektrregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt për vitin 2017 dhe atë për organizimin e institucioneve edukativo-arsimore në këtë komunë.
Po ashtu asamblistët e Skenderajt, kanë përkrahur Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Skenderajt për vitin 2015 dhe kanë miratuar Propozim-vendimin për shpalljen e interesit publik të ngastrës kadastrale të Ndërmarrjes Shoqërore Drejtoria e Pyjeve, për ndërtimin e fabrikës së përpunimit të mishit nga kompania “Weng Fat Poultry” sh.p.k.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT